Mizoritë barbare në qytetin ukrainas Bucha ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme të Kremlinit të kryera pjesërisht nga grupi i mercenarëve rus Wagner.
Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, BND ka dëgjuar biseda nga forcat e Putinit që diskutonin për vrasjet brutale në qytetin Bucha, disa kilometra larg nga kryeqyteti ukraina, Kiev, i cili u rimor nga Ukraina gjatë fundjavës.
Këto biseda kanë një lidhje specifike me kufomat e para në Bucha.
Kështu përshembull në një bisedë dëgjohet një ushtar rus duke treguar se si ai dhe kolegët e tij qëlluan për vdekje një person me biçikletë.
Mesazhet audio i janë transmetuar parlamentit gjerman nga BND për të hedhur poshtë pretendimet e pabaza të Kremlinit se trupat ishin inskenuar nga Ukraina pasi Rusia u tërhoq nga qyteti shkruan media birtanike Dailymail.
Regjistrimet e përgjimeve tregojnë gjithashtu se Grupi Wagner ishte i pranishëm në qytet dhe luajti ‘një rol kyç’ në masakër dhe se ka të ngjarë se skenat makabre të para në Bucha ka dhe në vende të tjera në Ukrainë.
Kompania ushtarake në hije, e cila ka qenë e lidhur me një varg vrasjesh, përdhunimesh dhe krimesh lufte në mbarë botën, njihet si ushtria private e Putinit, e cila kryen punën e tij të pistë në një distancë të vogël nga shteti.
Regjistrimet e BND tregojnë se mizoritë nuk ishin as aksidentale dhe as të kryera nga ushtarë individualë të dalë jashtë kontrollit.
Mesazhet tregojnë se trupat ruse diskutonin rregullisht për krimet e mundshme të luftës sikur të flisnin për jetën e tyre të përditshme.
BND u tha udhëheqësve gjerman se këto përgjime tregojnë se si vrasjet u bënë pjesë e normales dhe si pjesë e një strategjie të qëllimshme që synonte të mbillte frikë dhe terror në popullatën civile.
Regjistrime të mëtejshme po analizohen nga shefat e inteligjencës ‘me shqetësim të madh’.
Pamje nga masakra e kryer nga trupat e Vladimir Putinit në Bucha