Kanë përfunduar dy ndeshjet të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që u zhvilluan të enjten me fillim nga ora 14:00.

Drita ka bërë një hap të madh drejtë finales pasi ka triumfuar me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë kundër Ramiz Sadikut.

Golat për Dritën u realizuan nga Krasniqi, Namani dhe Jashari.

Ndërsa nga derbi ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ka fituar me epërsi minimale 2-1.

Mici i dha epërsinë bardhekaltërve me golin e tij në minutën e 37′ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Llapi fillimisht e barazoi rezultatin në minutën e 62′ kur nga penalltia realizoi Ramadani, por për fitoren e madhe të Prishtinës u përkujdes Krasniqi i cili shënoi për 2-1 në minutën e 83′.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas një jave.

/TV Malisheva

Share.