Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka njoftuar se ka takuar në Hagë, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin.
Përmes një postimi në Facebook, Ndreu, tha se është i bindur në pafajësinë jo vetëm të Selimit, por edhe të ish krerëve të tjerë të UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht.
Ai gjithashtu tha se Selimi ishte në gjendje të shkëlqyer psikologjike.
Postimi i plotë:
Sot ne Hage u takova me Rexhep Selimin, nje nder miqte e mi me te mire dhe nje kontribues pikant I luftes se UÇK per clirimin e Kosoves. 5 ore bisede me te pashe mikun tim ne gjendje te shkelqyer psikologjike, I bindur ne pafajesine e tij dhe Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe te tjereve qe mbahen padrejtesisht!
Ishte kenaqesi biseda me te dhe integriteti I larte me te cilen te gjithe drejtuesit e UCK po e percjellin kete izolim te paargumentuar me asnje prove!.
/TV Malisheva