Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës antiCOVID-19. Kurse 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë si dhe 100.437 kanë marrë dozë përforcuese dhe dozë e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të mërkurën në vend u vaksinuar 151 qytetarë.
Ndërkohë që në këtë raport IKShPK njoftoi edhe se 27 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërsa aktualisht në vend janë 550 raste aktive me koronavirus. /TV Malisheva