132 trupa të qytetarëve të ekzekutuar nga forcat ruse u gjetën në qytetin ukrainas Makariv, tha kryetari i bashkisë së atij qyteti, Vadim Tokar.
Tokar tha se shumica e trupave janë zhvarrosur nga varret masive, por se disa janë gjetur edhe në rrugë, shkruan portali Ukrainian Justice.
Makariv ndodhet rreth 50 kilometra në perëndim të Kievit dhe para luftës kishte rreth 15,000 banorë.
/TV Malisheva