Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu besimin se qeveria ukrainase do të përgatisë përgjigjet për pyetësorin e parashikuar nga procedura për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda një jave.

Unë jam i bindur për suksesin tonë në këtë rrugë. Jam i bindur se më në fund jemi afër arritjes së qëllimit tonë afatgjatë.

Ukraina do të jetë një nga të barabartët në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane. Ukraina do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, shtet paqësor, sovran, i ripërtërirë, për të siguruar këtë, nuk ka dyshim”, tha Zelenski në një video-adresim në Telegram.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, dje në Kiev i dorëzoi Zelenskit një pyetësor për kandidaturën për në BE.

/TV Malisheva

Share.