Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Dukagjinit dhe liderit të tabelës Ballkanit, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të Superligës së Kosovës.
Në xhiron e fundit, Dukagjini barazoi pa gola me Malishevën, kurse Ballkani barazoi 1:1 me Gjilanin, por për shkak se tifozët e këtij të fundit sulmuan portierin Stivi Frashëri, sipas rregullores fitorja 3:0 i takon Ballkanit, përcjell TV Malisheva.
Momentalisht, Ballkani zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 57 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Dukagjinit, që renditet në vendin e tetë me vetëm 30 pikë.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Dukagjini (4-3-3): Muhaxhiri; Dallku, Basriu, Syla, Shala: Shabani, Hugo, Carioca; Gashi, Merlaku, Januzi
Ballkani (4-2-3-1): Ljujanovic; Kuc, Thaqi, Sinani, Hoxha; Potoku, Emerllashu; Korenica, Baftiu, Gripshi; Krasniqi
/TV Malisheva