Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes kampionit aktual italian Inter dhe skuadrës së Veronas, e vlefshme kjo për xhiron e 32 të Serie A.
Në xhiron e fundit të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota, ku Interi shënoi fitore minimale 1:0 kundër Juventusit, kurse Verona e mposhti me rezultat të njëjtë, 1:0, skuadrën e Genoas.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 18 pikë, ku Interi zë vendin e tretë me 63 pikë, krahas Veronas që renditet në vendin e nëntë me 45 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Interi do të mungoj sulmuesi Lautaro Martinez, kurse te Verona mungojnë Dawidowicz, Pandur, Barak, Berardi dhe Veloso.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Handanovic; Dimarco, De Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dumfries; Dzeko, Correa
Verona (3-4-2-1): Montipo; Casale, Gunter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Bessa, Caprari; Simeone
/TV Malisheva