Papa Françesku i ka kërkuar Moskës dhe Kievit që të mbajnë një armëpushim të Pashkëve në Ukrainë, duke çuar në negociata drejt paqes së qëndrueshme.

“Lërini armët poshtë! Le të fillojë një armëpushim i Pashkëve. Por jo për të riarmatosur dhe rifilluar luftimet, por një armëpushim për të arritur paqen përmes negociatave reale,” tha ai në fund të një shërbimi të së dielës, për dhjetëra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit.

Bisedimet e paqes janë zhvilluar në Bjellorusi dhe Turqi por deri më tani, delegacionet nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim./TV Malisheva

Share.