Drita dhe Llapi kanë arkëtuar nga tre pikë të reja në xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Gjilani e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 skuadrën e fundit në renditjen tabelare, Feronikelin,.
Simonovski me dy gola, pastaj Kryeziu, Namani dhe Jashari ishin realizuesit e golave për Dritën në këtë takim.
Me këto tre pikë të reja, Drita shkon në kuotën e 52 pikëve, tetë më pak se Ballkani që është lidë ri tabelës si dhe ka pikë të barabarta me rivalin e qytetit, Gjilanin.
Llapi nga ana tjetër e mposhti Ulpianën në udhëtim me golat e Jasharit dhe Alidemajt në minutat 36′ dhe 77.
Skuadra e Tahir Batatinë ka 44 pikë në vendin e katërt, kurse Ulpiana është e nënta me 24 pikë.