Ukraina thotë se forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit vodhën substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë që mund t’i vrasin ato.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shktruar se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca shumë radioaktive.
“Edhe një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurëse nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia, duke shtuar se “lokacioni i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet”.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.
Në fillim të kësaj jave, ministri i energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie “tronditëse” të rrezatimit bërthamor, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.
“Ata gërmuan tokë të zhveshur të kontaminuar me rrezatim, mblodhën rërë radioaktive në thasë për fortifikim, thithën këtë pluhur,” tha Gulashchenko në Facebook të premten pasi vizitoi zonën e përjashtimit.
/TV Malisheva