Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha sot se plani fillestar i Rusisë për pushtimin e Ukrainës “dështoi” dhe se “historia do të tregojë se plani i kujt do të mbizotërojë”, pasi Rusia emëroi një gjeneral të ri për të udhëhequr pushtimin e saj ushtarak.

Duke folur mbi emërimin e gjeneralit të ushtrisë ruse Alexander Dvornikov për të drejtuar luftën në Ukrainë, Kuleba tha se “tani ata kanë një plan tjetër, por ne kemi planet tona.”

“Çfarëdo që Rusia planifikon të bëjë, ne kemi strategjinë tonë dhe kjo strategji bazohet në supozimin se në besimin se do ta fitojmë këtë luftë dhe do të çlirojmë territoret tona,” tha Kuleba për NBC./TV Malisheva

Share.