Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë se ka indikacione masive për krime lufte në Ukrainë.
Baerbock u tha kështu gazetarëve përpara një takimi të ministrave evropianë në Luksemburg, raporton BBC.
“Në fund, gjykatat do të duhet të vendosin, por për ne është thelbësore të sigurojmë të gjitha provat”, thotë ajo.
Gjermania ka qenë shumë e varur nga importet e energjisë ruse, por ka hartuar plane për të gjetur furnizime alternative me energji.
“Si qeveri federale gjermane, ne e kemi bërë tashmë të qartë se do të ketë një heqje të plotë të lëndëve djegëse fosile, duke filluar me qymyrin, pastaj naftën dhe gazi… Në mënyrë që kjo të mund të zbatohet së bashku në Bashkimin Evropian, ne kemi nevojë për një plan të përbashkët dhe të koordinuar për të hequr plotësisht lëndët djegëse fosile në mënyrë që të jemi në gjendje të tërhiqemi si Bashkimi Evropian”, ka thënë ajo.
/TV Malisheva