Nesër me 12 prill 2022, boksierët e Përfaqësueses së Kosovës në boks U-18 do të udhëtojnë në Kampionatin Evropian për të rinj që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kosovën e përfaqësojnë tre boksier dhe një boksierë në këtë kampionat, transmeton KosovaPress.

Boksierët janë: Dior Berisha 71 kg, Taulant Jakupi 86 kg, Donat Syla 92 kg dhe boksierja Alnera Brahimi 70 kg.

/TV Malisheva

 

Share.