Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një automjet me katër të rinj me origjinë shqiptare është përfshirë në një aksident.

Si pasojë e përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa brenda kabinës ka qëndruar një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë.

Makina sipas raportimeve ishte duke lëvizur në zonën e Lassi, në drejtim të Platis Gialos. Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

/TV Malisheva

Share.