Qeveria e Britanisë së Madhe i ka shpallur sanksionet e saj të para ndaj dy politikanëve të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanoviq.

Sipas kësaj Qeverie, ky vendim u mor pasi  ata  e kanë minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit.

“Mbretëria e Bashkuar beson se dyshja po minon qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhej në njoftim e tyre.

E Dodiku këtë lajm e mori derisa po ishte i pranishëm në mbajtjen e seancës së Kuvendit të Republikës Sërpska, shkruan Avaz.

“Më lejoni t’ju them se unë nuk kam asnjë pronë në Britaninë e Madhe dhe nuk kam qenë atje që dhjetë vjet”, u shpreh ai.

Teksa po lexonte vendimin e Qeverisë së Britanisë së Madhe, ai ripërsëriti se nuk ka pronë në Londër.

“E dini sa më dhemb, të mos jem vulgar, për sanksionet e tyre, thjesht po e mbyll bisedën. Nuk kam prona në Londër”, u shpreh tutje Dodik.

/TV Malisheva

Share.