Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shprehet se për raundet e radhës të bisedimeve të paqes me Ukrainën, Rusia nuk do ta ndaloje operacionin e saj ushtarak në shtetin fqinj.
Zyrtarët rusë deklarojnë se bisedimet me Kievin nuk po përparojnë aq shpejt sa do të dëshironin.
Ata kanë akuzuar Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat duke ngritur akuza për krime lufte, të cilat Moska i mohon.
Nga ana tjetër presidenti ukrainas, Zelenski është shprehur se Rusia mund të përdorë armë kimike në Mariupol.
Ndërkohë, forcat Ukrainase po bëhen gati për betejën e fundit që të marrin kontrollin e qytetit port, Mariupol, i cili është marrë peng nga forcat ruse.
/TV Malisheva