”Task Forca ” e komunës së Malishevës, e udhëhequr nga nënkryetari, Vesel Krasniqi, vazhdon rrjedhshëm aksionin për pastrimin ” Malisheva për një ambient të pastër”.
Ky aksion sot vazhdoi që nga çerdhja ”Zërat e Ëmbël”, qendra e kompetencës, ”Kujtim Krasniqi”, gjimnazi , ” Hamdi Berisha” dhe shkolla fillore e mesme e ulët “Ibrahim Mazreku”.
Aksionin nga afër e përciellte edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku i shoqëruar, nga përfaqësuesi i DAE-së, Hafir Rexha dhe menaxheri i Kompanisë së ” Ekoregjionit”, Sejdi Paçarizi.
Pjesëmarrja në aksionin e pastrimit të hapësirave publike të institucioneve ishte e madhe, si nga ana e nxënësve dhe e personelit shkollor.
Ky aksion do të vazhdoi ditëve në vijim edhe nëpër shkollat dhe fshatrat e komunës së Malishevës.
/TV Malisheva