Papa Françesku deklaroi sot se lufta në Ukrainë u shënua nga “forcat e së keqes” pasi ajo lë pas mizori të tilla si masakra e civilëve.

Ai këto komente i bëri gjatë një pelegrinazhi ndërfetar të solidaritetit me popullin ukrainas në Chernivtsi në Ukrainën perëndimore, organizuar nga Instituti Ndërfetar Elijah of Israel.

“Momenti i tanishëm na lë thellësisht të mërzitur, sepse është i shënuar nga forcat e së keqes. Vuajtjet e shkaktuara mbi kaq shumë njerëz të brishtë dhe të pafuqishëm; shumë civilë të vrarë dhe viktima të pafajshme në mesin e të rinjve; vuajtjet e dëshpëruara të grave dhe fëmijëve… E gjithë kjo mundon ndërgjegjen tonë”, tha Papa në një mesazh të lexuar në emër të tij.

Papa, i cili ka bërë thirrje vazhdimisht për t’i dhënë fund luftës, theksoi se nuk është e mundur të qëndrosh indiferent dhe se “duhet ndërmarrë veprime vendimtare për të bërë thirrje, në emër të Zotit, për t’i dhënë fund këtyre akteve të tmerrshme”.

Në një takim për pelegrinazhin, ish-kryepeshkopi i Canterbury Rowan Williams përsëriti thirrjen e fundit të Papës për një armëpushim për Pashkë. Në tubim morën pjesë hebrenj, myslimanë, budistë dhe anëtarë të feve të tjera.

Share.