”Task Forca ” e Komunës së Malishevës e udhëhequr, nga nënkryetari, z.Vesel Krasniqi, ashtu sikur, që e ka planifikuar në planin e veprimit, ” Malisheva me hapësira publike të pastërta”, sot radhën e pastrimit të ambientit e kishte fshati Ngucat.

Aksionit i parapriu,  drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku i shoqëruar, nga përfaqësuesi i DAE-së, Hafir Rexha, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, Fitim Shala nga DKRS dhe Shqipron Shala, nga DSHM-ja  si dhe punëtorët e Kompanisë së ” Ekoregjionit”, njësia në Malishevë.

Pjesëmarrëja në aksionin e pastrimit të hapësirave publike të fshatit, ishte e madhe, si nga ana e nxënësve dhe e personelit shkollor, por edhe nga kryetari i fshatit Ngucat, Mefail Helshani, e këshilltari i KK së Malishevës, Amrush Helshani por edhe  qytetarët kontribuan në pastrim të ambientit.

Aksioni do të vazhdoi ditëve në vijim edhe nëpër shkollat dhe fshatrat e Komunës së Malishevës, me qëllim që t’i sensibilizojë masat e gjëra qytetare dhe të ngrisë vetëdijësimin për mirëmbajtjen e përhershme të ambientit të pastër.

/TV Malisheva

Share.