Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-29, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3468, prej tyre 3376 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 6 raste.
/TV Malisheva