Kremlini e ka quajtur “të papranueshëm” përshkrimin e presidentit amerikan Joe Biden për veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.
Biden tha se kishte prova të akteve gjenocidale nga trupat ruse.
Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid, i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish, në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
Kremlini ka thënë se nuk pajtohet kategorikisht me presidentin amerikan.
“Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara.
/TV Malisheva