Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me më shumë armë, me një vlerë prej rreth 800 milionë dollarësh, duke përfshirë artileri, automjete të blinduara dhe helikopterë.
“Ushtria ukrainase ka përdorur armët me efekt shkatërrues që ne kemi ofruar”, tha presidenti amerikan Joe Biden pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Ndërsa Rusia përgatitet të intensifikojë sulmin e saj në rajonin e Donbasit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armatime për të mbrojtur veten”, tha ai, duke iu referuar një njoftimi të fundit nga Kremlini.
Përveç armëve të dërguara tashmë, Ukraina do të marrë nje ndihme shtesë ushtarake, duke përfshirë sisteme artilerie dhe automjete të blinduara, tha Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja njoftoi gjithashtu dërgimin e helikopterëve shtesë në Ukrainë.