Rusia tashmë ka armë bërthamore në rajonin e Baltikut, tha sot ministri lituanez i Mbrojtjes Arvidas Anusauskas.

“Armët bërthamore janë mbajtur gjithmonë në Kaliningrad… komuniteti ndërkombëtar, vendet në rajon, e dinë mirë këtë… Ata e përdorin atë si një kërcënim,” tha Anushauskas, duke iu përgjigjur zëvendëspresidentit rus të Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev, i cili paralajmëroi NATO-n se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen Aleancës, Moskës do t’i duhet të forcojë mbrojtjen e saj në rajon, duke përfshirë armët bërthamore.

Anushauskas tha për mediat lituaneze se armët bërthamore ishin vendosur në Kaliningrad, një enklavë ruse, edhe para se të fillonte sulmi rus në Ukrainë më 24 shkurt.

“Kërcënimet aktuale ruse duken mjaft të çuditshme kur e dimë se, edhe pa situatën aktuale të sigurisë, ata po mbajnë armë 100 kilometra larg kufirit të Lituanisë”, tha ministri lituanez i Mbrojtjes.

Kaliningrad ndodhet në zonën midis dy anëtarëve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë.

Ndryshe, Medvedev tha se në rast se Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO, Rusia do të duhet të forcojë seriozisht forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore në Gjirin e Finlandës.

/TV Malisheva

Share.