Në seancën e sotme parlamentare, me propozimin e deputetit Fridon Lala sërish është shtyrë për një seancë të ardhshme shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se për këtë projektligj, kërkohet miratimi nga dy të tretat e deputetëve, duke përshirë edhe minoritetet.

“Po e hapim një pikë të 24 shkurtit, ka mbetur Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Ky është ligj po ashtu i interesit vital, duhet ta ketë miratimin e dy të tretave të pakicave”, tha ai.

Po kështu, ka dështuar të marrë “dritën e gjelbër” rezoluta nga debati parlamentar mbi rritjen e çmimeve, pasi vetëm deputetë ishin pro, asnjë kundër dhe 63 abstenime.

Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ka Formuar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Derisa zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb është shtyrë për mbledhjen e ardhshme./TV Malisheva

Share.