Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj ka takuar gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, raporton TV Malisheva.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kilaj, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
“Sot vizitova themeluesit e shtetit të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.”
Kilaj ka thënë se u ndjerë krenar nga morali e shpresa e pathyeshme të themeluesve të Kosovës.
“Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre!” /TV Malisheva
Postimi i Kilajt pa ndërhyrje:
Sot vizitova themeluesit e shtetit të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre!