“Me pretekstin e krizës ukrainase, Perëndimi na ka deklaruar një luftë hibride pothuajse totale, që mbulon sektorë të ndryshëm, edhe informacionin”. Është kjo deklarata e sotme e ministrit të Jashtëm rus, Sergei lavrov, në fjalën e tij gjatë konferencës “Digital International Relations 2022” në Moskë.

Lavrov shtoi se “Perëndimi ka marrë titullin e farit të demokracisë, por po tradhton detyrimet ndërkombëtare për të garantuar shprehjen e lirë të opinionit dhe barazinë në aksesin e informacionit”.

Ndjenja e rrethimit nga ana e Moskës, gjatë ditëve të fundit, del në pah edhe nga deklarata e ish-presidentit rus, Dmitry Medvevev, sot zëvendëspresidenti i Këshillit të mbrojtjes ruse, mbi vendimin e vendeve si Suedia dhe Finlanda, dy vende historikisht neutrale në kufi me Rusinë, për anëtarësim në NATO.

“Me këtë vendim nuk mund të jetë më e mundur të flasësh për një status jo bërthamor në Baltik. Do të duhej të riekuilibroheshin balancat. Deri më tani, Rusia nuk ka marrë masa dhe nuk do t’i kishte marrë në të ardhmen, por në qoftë se do të jemi të detyruar…”, deklaroi Medvedev në kanalin e tij zyrtar në rrjetin social Telegram, duke nënkuptuar një rritje të arsenalit edhe bërthamor në atë zonë të Europës, me pasoja deri në përhapje të mëtejshme të konfliktit.

/TV Malisheva

Share.