Shkruar nga Jusuf Bytyçi:
Dinjitetin e Arsimit, Shëndetësisë, Policisë, FSK – së, … ua ngriti ish – kryeministri Hashim Thaçi, jo të tjerët!
Ju pushtetarët e sotëm, nuk keni by…, as trup – “tirqi”, guxim as dije për avancimin e shtetit!
Jusuf Bytyçi LVV bashkë me Vjosën e listës “ Guxo”, më 14 shkurt 2021 morën shumë vota, skajshmërisht shumë vota, mbi 50 për qind dhe falë atyre votave sot e pak më tepër se një vit ( për herë të parë në historinë e qeverisjeve të pas luftës çlirimtare), udhëheqin të gjitha institucionet.
LVV me Albin Kurtin si lider dhe Vjosa Osmani u ngritën më shumë si rezultat i kritikave, kundërshtive ekstreme, falë premtimeve mashtruese, e Vjosa falë rebelimit të skajshëm, të duruar dhe madje përkëdhelur e privilegjuar gjatë nga ish – udhëheqja e LDK – së.
Por, falë qeverisjes së lodhët, pa program, pa vizion, pa dije, e pa guxim, qytetarët, jo veç opozita e votuesit e tyre, por edhe përkrahësit më militantë, janë të zhgënjyer. Qeveria Kurti veçmas me veprimet amatoreske është kupola e mashtrimit.
Kjo politikë, duket qartë se nuk e ka mbështetjen e Administratës Shtetërore Biden, partnerit kryesor që na ndihmoi në arritjen e Lirisë, Pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Standardi jetësor, mirëqenia e qytetarëve në Republikën e Kosovës, ka rënë ekstremisht. Popullata, jo veç të papunët dhe kategoritë e shumta të skemës pensionale e sociale, por edhe dhjetëra mijëra të punësuarit me paga modeste, tash janë varfëruar. Rritja enorme e çmimeve të artikujve bazikë, çdo ditë e më tepër po e rëndon buxhetin e çdo familje të këtyre kategorive.
Pakot ekonomike në formë lëmoshe, pa kriter adekuat dhe vlerësues, pothuaj nuk do të ndikojnë në zbutjen e pakënaqësive qytetare. Sindikatat, që të gjitha, vepmas SBASHK, Shëndetësia, Policia, zjarrfikësit, Administrata…tashmë kanë shpalosur kërkesat e tyre të qarta për paga meritore e të dinjitetshme. Sindikatat, veçmas kryesindikalisti i SBASHK, Rrahman Jasharaj ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti mbështetjen e tij e të sindikalistëve premtimet kur Kurti ishte në opozitë.
Pasi u bë kryeministër Kurti, në vend se të dialogojë me Sindikatat, për ligjin e pagave e kërkesat e qarta, ndërroi mendim e kurs, deshi t’u përzihet edhe Sindikatave. Duke injoruar Sindikatat dhe kërkesat e tyre, Qeveria e kryeministri Albin Kurti, po vetkënaqen me vendime krejt populiste, me planifikimin e ndarjes njëjtë nga 100 euro shtesë për një muaj për të gjitha kategoritë.
Në fillim s’e pati specifikuar nëse përfitues do të ishin edhe ministrat e vartësit tjerë në institucione, por vërejtje i bënë mediet. Madje s’duket aq e logjikshme nëse 100 e i përfitojnë njëjtë, një pensionist me 100 apo 200 e pension, një mësimdhënës me 400 apo 500 e, apo një super këshilltar i Kurtit me pagë 999 e! Në nëntorin e vitit të kaluar u mashtruan disa kategori të skemave sociale, pasi ministri H. Murati nuk e mbajti zotimin -premtimin për nga 100 e shtesë për dy muajt e fundit.
Mashtrim pas mashtrimi, vazhdon qeverisja Kurti 2.
Deri më sot, nuk guxuan ta shkarkojnë asnjë ministër apo zyrtar të pozitës, të cilët, pos të pa ditur, janë dëshmuar edhe për shkelje të ligjeve e të Kushtetutës, në të cilën janë betuar.
Ani thonë, ne e “shliruam, ne ia kthyem dinjitetin qytetarit, institucioneve, shtetit! Jo, absolutisht nuk keni të drejtë, ju s”bëtë gjë të mirë as për Miqësi me aleatë, as për Liri, as për Pavarësi, as për shtetndërtim, për raporte serioze partneriteti me aleatët, veçmas me SHBA – të, që janë ajri ynë më i shëndoshë! Ju përkundrazi acaruat raportet me miqtë, aleatët. Ju as nuk ngritët paga, as dinjitet në institucione, as në arsim, shëndetësi, Siguri, Polici, FSK, as në kategoritë tjera, pensionistët, veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve… Dinjitetin e Arsimit, të gjitha kategorive deri në Universitet, Shëndetësisë, Policisë, FSK – së, kategorive tjera, pensionistëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës, e ngriti ish – kryeministri Hashim Thaçi, jo të tjerët!
Pra as ish ministri Haki Shatri në Qeverinë R. Haradinaj, që pati lozur me njëfar ngritje page në arsim …prej 7 për qind! Ju pushtetarët e sotëm, nuk keni by…, as trup, “tirqi, guxim, as dije për avancimin e shtetit të Kosovës! Betejat tuaja të opozitës, e mashtrimet me flamurin kombëtar, “projektin” e Bashkimit Kombëtar etj., duket se u humbën që në vitin e parë të Qeverisjes!
Betejat në vazhdim, do t’ju zbulojnë gjithë lakuriqësinë tuaj, pasi qytetarët më në fund do të binden se bora është veç e bardhë dhe punët e mira të Qeverive të kaluara “keqbërëse e kriminale”, na sollën këtu ku jemi sot. Dikush nga kontribuesit, si presidenti historik Ibrahim Rugova, ish kryeministri Bajram Rexhepi, ish kryekuvendari Kolë Berisha e të tjerë, kanë ndërruar jetë. Ndërsa të tjerë personalitete, që punuan, luftuan edhe kontribuuan, shumë me miq e aleatë për Lirinë, Pavarësinë, shtetndërtimin e Kosovës, edhe për ndërtimin e FSK -së nga 14 dhjetori 2019 edhe Ushtri, sot fatkeqësusht janë në Hagë, njëri ish – kryeministër e ish – president Hashim Thaçi, dy, ish – kryekuvendarë të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Z. Kryeministër Kurti, Dinjiteti s’arrihet me lëmoshë, me fjalë e mashtrime, as me por…siç e dëgjuam ditë më parë një aktor të njohur shqiptar tek ia thoshte ministres së Kulturës për çështjen e Teatrit dhe artistëve!