Qeveria holandeze ka udhëzuar kompanitë energjitike në vend, që të mos e paguajnë gazin rus në rubla, në përputhje me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë Pieter ten Bruggencate, për CNN.
Holanda e kishte bërë të qartë më parë se pagesat në rubla do të shkelnin sanksionet, por qeveria përsëriti udhëzimet e saj për kompanitë, pas thirrjeve të vazhdueshme nga ana e Rusisë.
Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendet “jomiqësore” do të duhet ta paguajnë gazin e importuar nga Rusia, në rubla, që është monedha vendase.
Por, shtetet perëndimore, përfshirë edhe Holandën nuk e pranuan diçka të tillë dhe kjo çoi në rritjen e çmimit të gazit.
/TV Malisheva