Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë Anita Anand ka bërë të ditur sot se vendi do të dërgojë deri në 150 personel ushtarak në ditët në vijim në Poloni për të mbështetur përpjekjet e Varshavës për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Anand ka thënë se një numër i trupave kanadeze do të vendosen për të mbështetur një task-forcë humanitare të udhëhequr nga polakët, ndërsa një grup i tretë do të veprojë si ndërlidhës midis forcave të mbrojtjes polake dhe zyrtarëve kanadezë të imigracionit për të lehtësuar rivendosjen e “mijëra ukrainasve të tjerë” në Kanada.

“Këto përpjekje po kryhen si pjesë e Operacionit tonë Sigurimi – kontributi i Kanadasë në masat e sigurisë dhe parandalimit të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore, të cilat ne i zgjeruam gjatë muajve të fundit”, tha Anand në Bazën e Forcave kanadeze Trenton në Ontario.

Kanada do të angazhojë 396 milionë dollarë të tjera (500 milionë dollarë në dollarë kanadezë) në ndihmë ushtarake për Ukrainën, krahas 87 milionë dollarëve (110 milionë dollarë kanadezë) të zotuar tashmë, “në mënyrë që miqtë tanë ukrainas të kenë pajisjet që u nevojiten për të vazhduar të luftojnë”, sipas Anand.

Kanada është shtëpia e diasporës më të madhe ukrainase në botë pas Rusisë, me më shumë se një milion kanadezë që pretendojnë trashëgiminë ukrainase, transmeton CNN.

Share.