Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur sot thirrjet për furnizim me më shumë armë në Ukrainë, duke thënë se nuk po i merrnin furnizimet aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.

Zelensky në një intervistë për BBC ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar po ndihmojnë Ukrainën, porse ka theksuar se nevoja për armë është urgjente.

“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane – ata po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë. Por ende ne kemi nevojë për armë dhe sa më shpejt, më shpejt dhe më shpejt. Fjala kyçe është tani”, ka thënë ai.

Share.