Banka qendrore e Ukrainës njoftoi sot se ekonomia e këtij vendi mund të bjerë me të paktën një të tretën këtë vit dhe inflacioni të kalojë 20 për qind nën ndikimin e pushtimit rus.

Vendimi për normat bazë të interesit është shtyrë për herë të dytë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, thuhet në një deklaratë të bankës.

Mbetet e rëndësishme të ruhet një kurs fiks i këmbimit të hryvnia, vunë në dukje ata, duke shtuar se do të rifusin një kurs këmbimi të ndryshueshëm sapo të balancohet tregu i monedhës ukrainase.

Share.