Franca do të kthejë ambasadën e saj në Ukrainë në kryeqytetin Kiev, ka njoftuar ajo.
Ambasada u zhvendos në qytetin perëndimor të Lviv në fillim të marsit pas pushtimit rus.
Ministri i Jashtëm Bu, Jean-Yves Le Drian tha se do të kthehet në Kiev “shumë shpejt”, raporton BBC.
Ai tha se rishpërndarja do t’i lejonte Francës të thellojë mbështetjen e saj për Ukrainën edhe më tej në të gjitha sferat.
Disa vende më parë urdhëruan diplomatët e tyre të largoheshin nga Kievi, ndërsa pushtimi po afrohej.