Për pastrimin e ambientit në tërë territorin e qytetit të Malishevës, sot këtij aksioni iu përgjigjën, tri shkollat me nxënës dhe mësimdhënës si dhe qytetarët e fshatit Drenoc.
Po në këtë aksion morën pjesë përfaqësuese të institucioneve komunale dhe të kompanisë së ”Ekoregjionit”, njësia në Malishevë.
Pjesëmarrëja ishte e madhe dhe përkushtuese për pastrimin e hapësirave publike, si nga institucionet komunale ashtu edhe qytetarët e nxënësit, prandaj kjo gatishmëri, ndihmon aksionin, pastërtinë e fshatit dhe tregon panoramen e së ardhmes për një ambient të bukur.
Aksioni do të vazhdoi deri në fund të vitit kalendarik, 2022, gjithëherë nën përkujdesjen dhe mbështetjen e drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike, Rifat Mazreku, ” Task Forcës” komunale dhe sektorëve tjerë, deri në realizimin e planit operativ./TV Malisheva