Në QKUK është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm i cili ndodhë për herë të parë Kosovë, raporton TV Malisheva.

Për operacionin e rrallë, ka njoftuar Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.

“Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit)”, thuhet në njoftimin e klinikës.

Aneurizma e Aortës Abdominale me koekzistencë me Ren Arkuata është shumë e rrallë, sipas SHSKUK-së ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë.

Pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore.  /TV Malisheva

Share.