Gjermania dhe parlamenti i i këtij vendi janë ndër më të përçarët në Evropë kur bëhet fjalë për armatosjen e Ukrainës.

Përderisa FDP dhe të Gjelbërit e mbështesin qartë, partia SPD, e mbledhur rreth kancelarit gjerman Olaf Scholz, ngurron të marrë një vendim për shtrirjen dhe sasinë e armëve që do t’i dërgohen Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Ministri i Ekonomisë dhe Zëvendës-Kancelari ,Robert Habek, është në favor të rritjes së furnizimeve me armë në Ukrainë.

“Duhet të dorëzohen më shumë armë. Ne nuk mund ta lëmë Ukrainën vetëm në luftë. Ata po luftojnë gjithashtu edhe për ne. Ukraina nuk duhet të humbë, Putini nuk duhet të fitojë,” tha Habeck.

Ai beson se Gjermania e ka për detyrë të mbështesë me armë njerëzit në Ukrainë, të cilët hakmerren kundër agresionit me guxim dhe sakrificë.

“Në të njëjtën kohë, ne kemi një përgjegjësi që të mos bëhemi vetë objektiv. Është një kornizë në të cilën ne ofrojmë gjithçka që është e mundur. Sigurisht, brutalizimi i luftës nënkupton gjithashtu rritjen e sasisë dhe cilësisë së dërgesave të armëve,” tha Habek.

Deri më tani, dërgesat e armëve nuk kanë përfshirë tanke të mëdha dhe aeroplanë luftarakë. Zëvendëskancelari theksoi se kjo duhet të diskutohet me partnerët evropianë dhe të NATO-s dhe se askush nuk mund të vlerësojë seriozisht nëse Putini do t’i përmbahet kornizës aktuale të veprimit.

“Prandaj, ne mund të veprojmë vetëm në përputhje me realitetin. Kjo është përgjegjësia jonë,” tha Habek

Sipas raportit të dorëzuar në parlament, SPD në fakt do të preferonte që Ukrainës të mos i dërgohen fare armë.

/TV Malisheva

Share.