Deri në 50,000 banorë po kthehen në Kiev çdo ditë, sipas zyrtarit lokal Mykola Povoroznyk.

Më herët, kryetari Vitali Klitschko ka thënë se është shumë herët për t’u kthyer meqë ende ka rrezik nga raketat ruse, derisa deminimi i territoreve që e rrethojnë Kievin janë duke vazhduar, shkruan The Kyiv Independent.

Rusia kishte tërhequr forcat e saj nga Kievi për t’i zhvendosur në rajonet e tjera të Ukrainës, ku raportohet se ka luftime të ashpra. Miliona refugjatë kanë lëshuar vendin që nga fillimi i pushtimit rus.

/TV Malisheva

Share.