Drejtoresha Arbëreshë Krasniqi mori pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës” Ismet Jashari- Kumanova” në Temeqinë
Sot SHFMU ” Ismet Jashari- Kumanova” në Temeqinë e ka shënuar ditën e shkollës, ku krahas nxënësve, mësimdhënësëve dhe prindërve mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, e cila ka uruar këtë shkollë me rastin e ditë së saj.
Në këtë ditë të veçantë për fshatin Temeqinë, i pranishëm ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Avdi Morina, zyrtar nga DKA-ja, e shumë të ftuar të tjerë, të cilët begatuan këtë ditë të veqantë dhe festive për këtë institucion arsimor.
“Kjo vatër e diturisë, e cila mban emrin e heroit Kombëtar Ismet Jashari Kumanova duhet të jetë shembull dhe vazhdimësi e përkushtimit që idealet e dëshmorëve tanë të jenë të jetësuara përmes angazhimit të përditshëm që procesi edukativo arsimor, të jetë cilësor, gjithpërfshirës dhe me rezultate inkurajuese për të gjithë.
Ne jemi të thirrur të punojmë dhe e kemi obligim ligjor e moral që të punojmë pa ndal drejtë ardhmërisë sonë sa më të mirë, dhe drejt arsimit cilësor që na garanton shoqëri e vend të zhvilluar.Unë çmoj punën e personelit arsimor dhe bashkëpunimin e prindërve që rezultatet në shkollën tuaj të bëhen shembull.
Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim do të jetë çdoherë e gatshme për të ofruar zgjidhje për të plotësuar nevojat e juaja për një proces edukativo arsimor të mirëfilltë dhe për kushte adekuate të punës që të arrijmë rezultate sa më cilësore”, tha ndër të tjera drejtoresha Arbëreshë Krasniqi, e cila ndau mirënjohje për shkollën me rastin e Ditës së saj.
Paraprakisht, për historikun e kësaj shkolle dhe të arriturat e saj, foli drejtori i shkollës, Gëzim Karaxha, ndërsa në fund, nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur edhe një program kulturor dhe artistik.
Po ashtu, drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar.
Gjithashtu, të pranishmit të udhëhequr nga Drejtoresha Krasniqi vizituan ekspozitën e shkollës me punime të nxënësve dhe panë nga afër ambientët e shkollës.
/TV Malisheva