Loredana dhe Mozzik janë dyshja më e komentuar dhe më e pëlqyer e publikut.
Përveç se bashkëpunëtorë në muzikë, ata kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtur Hana.
Mirëpo, dyshja janë ndarë prej disa kohësh për herë të dytë, edhe pse u duk sikur Mozzik i dedikoi asaj një sërë tekstesh dhe këngësh duke i shprehur se shumë shpejt ata do të kthehen së bashku, sepse ndajnë “një engjëll” mes tyre.
Madje, detaji i fundit që s’dimë nëse i shpëtoi apo deshën dhe na e treguan, tregon se ata janë bashkë dhe mund të jenë rikthyer me njëri-tjetrin.
Në postimet në InstaStory, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar të njëjtën çantë dhe valixhe, duke treguar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
/TV Malisheva