Me qetësi dhe siguri maksimale Ballkani po marshon drejt titullit kampion në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës.

Në kuadër të xhiros së 29—të, skuadra nga Suhareka e ka mposhtur kampionin në fuqi Prishtinën me rezultat 2-0, raporton TV Malisheva.

Të dy golat për vendasit u realizuan në pjesën e parë. Blendi Baftiu shënoi i pari në minutën e 35′ për 1-0 dhe më pas edhe Ermal Krasniqi ne minutën e 41′ duke e vulosur kështu fatin e tri pikëve nga ky ballafaqim që i takuan skuadrës së trajnerit Ilir Daja.

Kjo fitore i jep Ballkanin sigurinë e madhe në rrugën drejtë titullit pasi ka 63 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Gjilani që është në vendin e dytë.

Share.