Llapi ka korrur një fitore të madhe në xhiron e 29-të në Superligës e Kosovës duke e mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0.
Skuadra e Tahir Batatinës triumfoi në stadiumin “Zahir Pajazait” duke iu falënderuar autogolit të realizuar nga Balde në minutën e 11′ të ndeshjes, raporton TV Malisheva.
Kjo fitore e largon tashmë Dritën pothuajse përfundimisht nga gara për titull, kurse Llapi ofrohet dhe futet në luftë për pozitën e tretë në tabelë e cila momentalisht mbahet pikërisht nga Drita.
Llapi ka 47 pikë në vendin e katërt kurse Drita është e treta me 52 pikë.