Këngëtarja braziliane Anita bllokoi presidentin e vendit Jair Bolsonaro në Twitter pas komentit të tij ironik për ngjyrat e flamurit kombëtar në kostumin që këngëtarja veshi gjatë performancës në Festivalin e Muzikës Coachela në Kalifornia.

“Ah, o burrë, gjej diçka për të bërë”, ka shkruar këngëtarja në përgjigje të postimit të presidentit brazilian në Twitter dhe menjëherë e ka bllokuar dhe e ka penguar t’i përgjigjet.

Këngëtarja, e cila përndryshe është kritike e presidentit të djathtë brazilian, tha se e ka bllokuar që ai të mos “bënte më sensacione” nga llogaria e tij.

“Flamuri i Brazilit dhe ngjyrat e tij i përkasin të gjithë brazilianëve, ata përfaqësojnë të gjithë Brazilin. Askush nuk mund të përvetësojë ngjyrat e flamurit tonë”, ka shkruar këngëtarja pasi është shfaqur me ngjyrat e flamurit brazilian – jeshile, e verdhë dhe blu.

Bolsonaro iu përgjigj me ironi se ishte dakord me të duke shtuar buzëqeshjet dhe flamurin brazilian, gjë që shkaktoi pakënaqësi te këngëtarja.

“Tani tallet me çdo artist që e kritikon. Strategjia jonë duhet të jetë që të flasim sa më pak për të”, tha këngëtarja, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndryshime.

Anita (29) ka 16.7 milionë ndjekës në Twitter, 17.9 milionë në TikTok dhe 61.5 milionë në Instagram.

/TV Malisheva

Share.