I ashtuquajturi kryetar i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Millovan Dreçun, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Turqia dhe Gjermania sistematikisht kanë armatosur Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Për këtë politikan serb, armatimi, sipas tij, “sistematik” i Kosovës nga këta katër shtete kryesore, bëhet që Kosova të merr nën kontroll veriun e Kosovës. Madje, “me dhunë”, thotë ai.
Për më tepër ai thotë se Britania e Madhe me t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian, po synon të pozicionojë veten si faktor i rëndësishëm jo vetëm në Evropë për edhe në botë.
“Mes tjerash, ata duan këtë ta bëjnë në Ballkan, në rend të parë duke shkaktuar sa më shumë dëme të jetë e mundshme në Republika Srpska dhe në Serbi kur është fjala për Kosovën. Roli negativ i tyre është të sulmojnë interesat tona kombëtare është i qartë dhe do të vazhdojë, qoftë publikisht qoftë përmes aktiviteteve në prapaskenë”, ka thënë Dreçun në Pink Tv.
/TV Malisheva