Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 24, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, e gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Ndërsa, 10 persona të diagnostikuar me virusin COVID-19 janë duke e marrë trajtimin në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Doktori Shemsedin Dreshaj, për KosovaPress ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është stabile.

“Gjendja është stabile. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje stabile. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai

Share.