Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz akuzoi sot presidentin e Rusisë Vladimir Putin duke thënë se ai është përgjegjës për krime lufte në Ukrainë, ku u vranë mijëra civilë.

“Pushtimi rus i Ukrainës është një shembull i qartë i shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe presidenti rus është përgjegjës për vdekjen e disa mijëra civilëve,” tha Scholz pas një video-takimi me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe disa kolegë evropianë në Berlin.

Gjatë takimit, liderët rikonfirmuan solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të plotë për Ukrainën.

Scholz tha se detyra e tyre ishte të parandalonin përhapjen e luftës në vendet e tjera dhe përsëriti se NATO nuk do të ndërhynte drejtpërdrejt.

Share.