Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka diskutuar sot me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbi pyetësorin për anëtarësimin e shtetit ukrainas në BE.
Zelensky ka thënë se pyetësori i plotësuar, i cili iu dorëzua BE-së të hënën, paraqet një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE.
“U diskutua për rritjen e ndihmës për sigurinë për Ukrainën përballë agresionit të Rusisë dhe rindërtimin e pasluftës. E vlerësojmë mbështetjen e BE-së”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Ndërsa presidentja Ursula von der Leyen ka konfirmuar bisedën telefonike me Zelensky me të cilin ka thënë se u diskutua mbi shtimin e ndihmës evropiane për Ukrainën pas pushtimit rus.
“Ne diskutuam ndihmën financiare dhe sigurisë, si dhe përgjigjet e Ukrainës ndaj pyetësorit për anëtarësimin në BE. Komisioni Evropian është gati për ta mbështetur. Ukraina i përket familjes sonë evropiane”, ka shkruar ajo në Twitter.