Qyteti i rrethuar ukrainas i Mariupolit mund të kapet nga forcat ruse “brenda ditësh”, sipas një zyrtari evropian.
Burimi, i cili nuk u emërua, tha se Mariupol mund të vuajë më shumë se qyteti i Bucha, ku trupat ruse janë akuzuar për mizori.
“Në fund të ditës, ne presim një shkatërrim të plotë të qytetit dhe shumë viktima civile në Mariupol. Frika ime është se do të jetë më keq se Bucha. Dhe deri më 9 maj, Putin mund të deklarojë se e ka çliruar qytetin e Mariupolit… Pra, mendoj se Mariupol do të kontrollohet në ditët në vijim,” tha ai, transmeton Sky News
Autoritetet në Mariupol thonë se mijëra njerëz janë vrarë në qytet. Rusia u ka dhënë mbrojtësve të fundit ukrainas në një punishte çeliku një ultimatum që të dorëzohen, por trupat ukrainase e kanë injoruar këtë.