Teksa marsi kaloi, Shqipëria nuk e ka nisur satelitin e saj të parë “Albania 1” ashtu siç shprehej në shtator të vitit të kaluar kryeministri Rama.
Për këtë arsye, kreu i qeverisë ka reaguar këtë të mërkurë me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se vonesat nuk janë në dorën e tij.
“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”.
/TV Malisheva