Sot do të jetë koha për Final 4 të Ligës Unike, ku edhe do të përcaktohen dy skuadrat të cilat do të sigurojnë biletën drejt finales.
Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku programin e sotëm e hap përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Teutës, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Ndërkaq, pas kësaj përballje do të kemi një tjetër ndeshje interesante, ku klubi i basketbollit Peja me fillim nga ora 20:30 zhvillon ndeshje si vendas kundër Prizrenit 16.
Kampion aktual është Golden Eagle Ylli, që ka fituar edhe Superkupën Mbarëkombëtare, dy trofetë e vetëm të kësaj gare, që janë mbajtur deri më tani.
Ylli përfundoi sezonin me 13 fitore dhe vetëm një humbje, ku humbja e vetme ishte pikërisht nga Teuta me rezultat 78:71, por më pas kishin fituar therandasit me rezultat 73:59.
Teuta përfundoi garat në vendin e pestë, e më pas në çerekfinale të “Play-off”-it e mposhti klubin e Tiranës.
Në anën tjetër, Peja përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë, ndërsa Prizreni 16 në vendin e tretë ndërsa në çerekfinale të “Play-off”-it e mposhtën Rahovecin.
17:00 Golden Eagle Ylli-Teuta
20:30 Peja-Prizreni 16
/TV Malisheva