Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 22 raste të reja me koronavirus nga 1.011 testime të kryera dhe fatmirësisht asnjë rast me përfundim fatal.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.870 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328. Në total numri i rasteve aktive është 436.

/TV Malisheva

Share.